Kreu - Audio - Libri Audio i Të Vrasësh Kriptonitin

 
Libri Audio i Të Vrasësh Kriptonitin
Mësuesi: John Bevere

Ti Mund të Shkatërrosh Çfarë po Vjedh Forcën Tënde

Ashtu si Supermeni, i cili mund të kapërcejë çdo pengesë dhe të mundë çdo armik, pasuesit e Krishtit kanë aftësinë e mbinatyrëshme për të mposhtur sfidat me të cilat përballemi. Por problemi ashtu si për Supermenin edhe për ne është se ka një kriptonit që vjedh fuqinë tonë.

Sigurisht, Supermeni dhe kriptoniti janë imagjinarë. Por kriptoniti frymëror nuk është imagjinar.

Ky libër ofron përgjigje se përse kaq shumë prej nesh nuk janë në gjendje të përjetojnë forcën hyjnore që ishte e dukshme në mesin e të krishterëve të shekullit të parë.

Tek Të Vrasësh Kriptonitin, John Bevere zbulon se çfarë është ky kriptonit, pse po kompromenton komunitetet tona dhe si të çlirohemi nga skllavëria e tij.

Jo për të dobëtit në zemër, Të Vrasësh Kriptonitin nuk është një dozë e sheqerosur frymërore. Kjo është e vërteta serioze për çdo ndjekës të Krishtit që dëshiron të përqafojë shtegun sfidues por edhe shpërblyes të transformimit.

Shkarkoni të gjitha skedarët: ~577.55 MB

Të Vrasësh Kriptonitin
Mësimet Video Të Vrasësh Kriptonitin
Mësimet Audio Të Vrasësh Kriptonitin

Ndani