Kreu - Audio - Libri Audio i Perëndi, Ku Je?!

 
Libri Audio i Perëndi, Ku Je?!
Mësuesi: John Bevere

Duke Zbuluar Fuqi & Qëllim në Shkretëtirën Tënde

A ndihesh i humbur në një stinë të vështirë, duke pyetur, “PERËNDI, KU JE?!”

Ndoshta ke e dëgjuar më parë Perëndinë të flasë, por tani duket i heshtur. Ndoshta ke ecur përpara me besim, por tani prania e Tij nuk gjendet asgjëkundi. Mirë se erdhe në shkretëtirë, vendi ku mund të marrësh një premtim nga Perëndia dhe ta shikosh të plotësohet.

Lajmi i mirë është se nuk ka vend të shkretë që të jetë i kotë. Perëndia përdor shkretëtirën për të të përgatitur dhe pajisur për të ardhmen tënde, kjo ndodh nëse arrin të gjesh rrugën e duhur. Në kundërshtim me atë që shumë mendojnë, të kalosh në këtë stinë nuk është thjesht një çështje e pritjes për Perëndinë. Ti ke një rol për të luajtur përgjatë kërkimit të shtegut nëpër të cilin duhet të ecësh. Çështje e rëndësishme. Dhe nëse nuk do që të humbasësh kohë duke u endur në të njejtin vend, është e rëndësishme të mësosh se cili është ky shteg.

Me këtë libër rizgjimi, autori i librave më të shitur John Bevere, të pajis me pikëpamjet biblike më të rëndësishme dhe histori të nevojshme që do të të ndihmojnë të navigosh në thatësirën tënde apo stinën e vështirë që po kalon dhe të hedhësh hapa në atë që Perëndia ka për ty.

Shkarkoni të gjitha skedarët: ~363.11 MB

Anëtarët e tjerë të së njëjtës familje:
Perëndi, Ku Je?!
Mësimet Video Perëndi, Ku Je?!
Mësimet Audio Perëndi, Ku Je?!

Bashkëndani në