Gjuha Aktuale: sq Shqip

Gjuhët

Mësuesit

I dalluar për guximin dhe pasionin, John Bevere është autori i librave shumë të shitur si: “E Jashtëzakonshme”, “Karremi i Satanit”, “Frika e Zotit”, “I fshehur” dhe “I Prirur nga Përjetësia”. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë dhe programi i tij televiziv javor “The Messenger” (Lajmëtari), transmetohet në gjithë botën. John është një folës i kërkuar në konferenca dhe kisha dhe shërbimi i tij ofron materiale që ndryshojnë jetën e atyre që duan të kuptojnë dhe të zbatojnë parimet e Perëndisë. John jeton në Kolorado Springs me bashkëshorten e tij, Lisa, gjithashtu autore librash shumë të shitur dhe folëse, katër djemtë e tyre, nusen dhe nipërit e mbesat.

Shikoni Materialet e Shkarkueshme Email John Bevere

Plot temperament. E mprehtë. E qartë. E fuqishme. Gazmore. Këto janë fjalë që përshkruajnë Lisa Bevere – folëse ndërkombëtare, autore librash shumë të shitur dhe bashkëprezantuese e programit televiziv “The Messenger” (Lajmëtari), që transmetohet në më shumë se 200 vende. Me stilin e saj transparent, Lisa ndan Fjalën e Perëndisë duke e ndërthurur me përvojat e saj personale, për t’i inkurajuar njerëzit për liri dhe transformim në jetët e tyre. Si mbrojtëse e drejtësisë, ajo i nxit të tjerët të jenë përgjigjja për problemet e mëdhaja afër dhe larg tyre. Asaj i pëlqen të kalojë kohë me dashurinë e jetës së saj, bashkëshortin John Bevere, katër djemtë e tyre, nusen e saj të dashur dhe nipërit e mbesat e mrekullueshme.

Shikoni Materialet e Shkarkueshme Email Lisa Bevere