Kreu - Video - Mësimet Video të I Prirur nga Përjetësia

 
Mësimet Video të I Prirur nga Përjetësia
Mësuesi: John Bevere

Kjo jetë mbi tokë është si avulli, megjithatë shumë prej nesh e jetojmë atë sikur në të përtejmen të mos na priste asgjë. Por mënyra se si e jetojmë këtë jetë përcakton mënyrën se si do ta kalojmë përjetësinë. Shkrimi na thotë se për besimtarët do të ketë shkallë të ndryshme shpërblimi – që, në gjykim, variojnë nga shkatërrimi i gjërave që ka arritur një person, e deri tek mbretërimi bashkë me Vetë Jezu Krishtin.

Duke u nisur nga parimet e 2 Korintasve 5:9-11, John Bevere na kujton se të gjithë besimtarët do të dalin para Krishtit për të marrë atë që kanë fituar në jetë. Shumë prej nesh do të tronditen kur të mësojnë se e kemi kaluar pjesën më të madhe të kohës sonë me gjëra të cilat nuk vlejnë për të marrë shpërblime të përjetshme.

Atëherë, si mund të jetojmë një jetë me vlerë? Tek “I Prirur nga Përjetësia” ju do të mësoni të zbuloni thirrjen tuaj dhe të shumëfishoni atë që Perëndia ju ka dhënë. Duke patur një këndvështrim të përjetshëm, ju do të merrni fuqi për të bërë punë të qëndrueshme në përjetësi.

Anëtarët e tjerë të së njëjtës familje:
I Prirur nga Përjetësia
Mësimet Audio të I Prirur nga Përjetësia
Libri Audio i I Prirur nga Përjetësia

Ndani