Gjuha Aktuale: sq Shqip

Gjuhët

Kreu - Rreth Nesh

Për “Cloud Library”

Messenger International ka si fokus të përkushtuar global që t’i vërë këto materiale në dispozicion të pastorëve dhe drejtuesve të kishave, pavarësisht vendit apo gjendjes së tyre financiare. Cloud Library është krijuar për këtë qëllim. Ajo shërben si një rrjet ndërkombëtar shpërndarës, që mundëson transmetimin dhe shkarkimin falas të materialeve të përkthyera.

Synimi ynë është t’i përgatisim këto materiale në çdo gjuhë të rëndësishme, duke ndërtuar kështu potencialin për të fituar më shumë se 98% të popullsisë së tokës. Cloud Library është një mjet për ta arritur këtë qëllim. Përse?, – mund të pyesni. Sepse një material virtual mund të shumëfishohet dhe të udhëtojë shumë herë më shpejt se një material fizik. Shpresojmë që t’ju pëlqejë përvoja juaj me ne.

Nga Krijuesit

Jezusi na urdhëroi jo vetëm ta predikojmë ungjillin, por edhe të bëjmë dishepuj. Këto mesazhe do t’ju ndihmojnë të bëheni dishepull i Krishtit. Ne po investojmë në trajnimin tuaj, sepse besojmë tek ju dhe aftësia juaj, përmes hirit të Perëndisë, për të transformuar sferën tuaj të ndikimit. Perëndia ka vendosur madhështinë brenda jush dhe dëshiron që ju ta njihni Atë nga afër. Këto materiale do t’ju ndihmojnë të zbuloni një marrëdhënie të ngushtë, personale me Perëndinë. Teksa rriteni në marrëdhënien tuaj me Krishtin, ju do të transformoheni nëpërmjet fuqisë së Fjalës së Tij.

Perëndia ju ka krijuar për një qëllim që është unik për dhuntitë dhe ndikimin tuaj. Ne ju inkurajojmë që të hetoni plotësisht çdo gjë që Perëndia ka për ju. Lutja jonë është që këto materiale t’ju përgatisin për këtë udhëtim zbulimi.

Bekime për ju,

John & Lisa Bevere

Mbështesni Vizionin

A ju digjet zemra për të realizuar shpërndarjen e materialeve jetëndryshuese në të gjithë botën? Nëse jeni të interesuar të mbështesni misionin e Cloud Library, ju lutem dërgoni email në adresën: getinvolved@cloudlibrary.org. Ju falenderojmë paraprakisht për lutjet dhe mbështetjen tuaj!